Mbeten në burg 3 kushërinjtë për vrasjen e Elson Vukatanës
23/08/2010 Xhaxhai i tyre 20 ditë burg, autori 16-vjeçar shpreh pendesë për aktin
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka zhvilluar dje seancën e dhënies së masës së sigurisë ndaj katër shtetasve të pandehur Kola, të cilët u arrestuan nga polica dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim të shtetasit 22-vjeçar Elson Vukatana. Arben, Bledar dhe M. Kola. Ndërsa për xhaxhain e tyre shtetasin Kamber Kola, trupi gjykues dha 20 ditë burg, si kohë e duhur për kryerjen e ekspertizës së armëve të gjetura në banesën e tij. I riu Vukatana u vra me armë zjarri më datë 19 gusht të këtij viti, në lagjen “Daniel Matlija”, të qytetit të Shkodrës, para pallatit ku kishte banesën e tij. Rreth 24 orë pas kësaj ngjarjeje, blutë e Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës arritën të arrestonin si të dyshuar për vrasje 4 shtetas. Konkretisht nën prangat e policisë përfunduan Arben Kola, vjeç 24, M. Kola,vjeç 16, Bledar Kola, vjeç 26, Kamber Kola,vjeç 47, të katërt lindur e banues në të njëjtën lagjen “Daniel Matlia” të qytetit Shkodër, ku banonte dhe viktima. Të katër këta shtetas u nxorën ditën e diel para trupit gjykues të kryesuar nga gjykatës Tonin Stërkaj. Të akuzuarit, të nënshtruar procesit gjyqësor në seanca më vete, ndonëse kanë pasur dy avokatë, të cilët janë shprehur me anën ligjore për mbrojtjen e tyre, kanë folur dhe vetë para trupit gjykues. Shtetasit Arben dhe Bledar Kola nuk kanë pranuar për asnjë çast, si në polici, ashtu dhe para trupit gjykues, që të kenë dorë në vrasjen e komshiut të tyre të riut Vukata. Njëkohësisht ata janë shprehur se për vrasjen e kanë marrë vesh disa orë më vonë, pasi ka ndodhur vrasja. Njëkohësisht ata kanë mësuar se autori ishte kushëriri i tyre 16-vjeçar vetëm kur kanë qenë në polici, ku dhe ai ka vetëpranuar autorësinë. Ndërkohë xhaxhai i tre të arrestuarve të tjerë, shtetasi Kamber Kola ka kërkuar që ndaj tij të hiqet akuza e fshehjes së armës së krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Sipas deklaratës së tij, para trupit gjykues dhe në polici, arma e gjetur në oborrin e tij e kishte gjetur të hedhur aty dhe nga frika se e shihte njeri e kishte mbuluar me dhe pa e ditur se kujt i përkiste. Më pas, pas kontrolleve të policisë, kur është gjetur arma ka mësuar se me të ishte vrarë shtetasi Vukatana, nga nipi i tij që banonte në banesën ngjitur me të tijën. Në fund, minoreni M.Kola, ashtu si në polici ka pohuar se ishte ai autori i krimit dhe se arma kishte qenë e viktimës, i cili ia kishte dhënë disa muaj më parë për ta fshehur. Njëkohësisht, 16-vjeçari Kola ka sqaruar dhe arsyet e vrasjes së fqinjit të tij shtetasit Vukatana. Sipas tij, vrasja ka ardhur pas shumë ngacmimesh që viktima i bënte të vëllait të tij, Arbenit, për shkak se nuk kishte marrë gjakun e xhaxhait dhe të një kushëriri tjetër, të vrarë disa vite më parë. Minoreni M. Kola shprehu pendesë para trupit gjykues dhe kërkoi mëshirë për veprën e kryer. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë kërkuan nga trupi gjykues lirimin e tyre dh deklarimin të pafajshëm për vrasjen, pasi nuk kishin marrë pjesë, apo pasur dijeni për vrasjen e shtetasit Vukatana. Në fund të seancës, trupi gjykues la në “burg pa afat” shtetasit.