E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeten pa Përfaqësues

Bashkimi Europian ka mbetur pa përfaqësues në Kosovë. Brukseli dështoi ta sjell Emisarin e Përkohshëm ditën kur e përfundoi mandatin e tij Pieter Feith, për të cilin BE ende nuk ka thënë asnjë fjalë. Radio publike holandeze thotë se “Feith është hedhur si të ishte një çizme e vjetër”. Nga Faton Ismajli më 02 maj 2011 në ora 08:45

Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Europian kanë mbetur pa përfaqësuesin e tyre në Kosovë, pasi të shtunën në mesnatë i ka skaduar mandati diplomatit holandez, Pieter Feith.

Vendet e BE’së nuk kanë arritur të merren vesh për pasardhësin e Feithit në Kosovë, për shkak të mospajtimeve sa u përket kompetencave të tij dhe ristrukturimit të pranisë europiane në Kosovë, në përputhje me Traktatin e Lisbonës, i cili parasheh që të gjitha institucionet e BE’së në një shtet të kenë një shef.

Edhe përkundër mospajtimeve, BE’ja nuk ka arritur të emërojë në kohën e paraparë asnjë përfaqësues të përkohshëm për Kosovën, siç ishte paralajmëruar.

Burime diplomatike nga Brukseli kanë thënë se BE’ja pritet të dërgojë së shpejti një përfaqësues të përkohshëm në Prishtinë, mandati i të cilit nuk do të jetë më i gjatë se tre muaj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›