Shtatzëna ul aeroplanin
Një urgjencë mjekësore ka detyruar të shtunë aeroplanin e Air Germania të bëjë një aterrim të dhunshëm në Graz të Austrisë.
Aeroplani po udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës për në Stuttgart. Shkaktare ishte një grua shtatzënë të cilës papritur i kishte filluar gjakderdhja, raportoi Albinfo, duke u thirr në televizionin austriak ORF.
Aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa pak para orës 14.30 pas lajmërimit se një grua 33 vjeçare kishte gjakderdhje, kapiteni vendosi të bënte aterrim të dhunshëm dhe për këtë njoftoi shërbimet përkatëse.
Në Aeroportin e Grazit, ku aterroi aeroplani, autoambulancat ishin tashmë të gatshme për të marrë në dorëzim gruan shtatzënë, të cilën e dërguan urgjentisht në spital. Aeroplani ka vazhduar menjëherë rrugën e tij për në Stuttgart.