Mbetesit, 11 mije maturante ne gare per fakultet Sonila Isaku
Maturantet te cilet rezultuan mbetes ne nje prej provimeve te detyrueshme apo atyre me zgjedhje, javen e ardhshme do ti nenshtrohen serish testimit ne menyre qe t’u jepet mundesia per te aplikuar ne universitete. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit keta maturante duhet qe me pare te shlyejne detyrimet me provimet ne te cilat kane rezultuar mbetes, e me pas nepermjet formularit A3 do mund te konkurrojne per te fituar studimet ne universitetet publike, duke shmangur keshtu qendrimin ne stazh per nje vit deri ne provimet e radhes. Megjithate gara per kete kategori maturantesh do te jete e kushtezuar nga raundi i pare i shpalljes se fituesve te perzgjedhur permes renditjeve te bera ne formularin A2. Keshtu, ne varesi te te vendeve te mbetura bosh ne programet universitare do te hartohet edhe formulari A3, i cili rikthen ne gare per studimet e larta maturantet mbetes. Sikunder ka ndodhur gjate viteve te shkuara, permbajtja e ketij formulari A3, le pak hapesire per deget e preferuara te universiteteve ne kryeqytet, plotesimi i te cilave mbaron qe gjate raundit te pare. Tashme ne shkollat e mesme jane shperndare tashme te gjitha udhezimet e fundit per sezonin e provimeve te vjeshtes, ne te cilat do te marrin pjese mbi 11 mije maturante ne te gjithe vendin. Pjesa derrmuese e tyre rezultojne te jene mbetes ne lendet me zgjedhje dhe me pak ne njerin nga provimet e detyruara. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit per sezonin e riprovimeve behet me dije se testimi i pare do te zhvillohet ne lenden e letersise dhe gjuhes shqipe me daten 17 shtator. Provim, i cili do te zhvillohet nen te njejtat kushte sigurie si ne sezonin e qershorit. I vetmi ndryshim eshte shkurtimi i kohes qe maturantet kane ne dispozicion per te dhene provimin e dyte, qe do te zhvillohet ne lenden e matematikes. Sipas afateve te percaktuara ne udhezimin e MASH-it, provimi i matematikes do te zhvillohet dy dite me vone, perkatesisht me daten 19 shtator. Ndersa lendet me zgjedhje do te jepen ne daten 21 shtator. Nxjerrja e rezultateve per keta maturante do te behet ne mbyllje te muajit shtator, kohe ne te cilen do te behen transparente edhe kuotat e mbetura bosh ne fakultete pas mbylljes se regjistrimeve te raundit paraprak, si dhe atij perfundimtar. Kjo procedure i hap udhe me pas aplikimit permes formularit A3, ne te cilin MASH liston programet universitare qe mund te realizojne pranime te reja, ne te cilat gjithashtu rezultojne te kete kuota te parealizuara.
Mbetesit te cilet shkojne ne vjeshte
Ne udhezim jane te detajuara edhe kategorite qe kane te drejte te japin provimet e vjeshtes, ne menyre qe te mos rrezikojne djegien e studimeve te larta per nje vit. Konkretisht ne provimet e matures per sezonin e vjeshtes kane te drejte qe te marrin pjese te gjithe maturantet dhe kandidatet e tjere qe rezultuan mbetes ne nje ose me shume provime te matures. Kategoria e dyte qe lejohet te marre pjese jane maturantet mbetes ne vitin shkollor 2012-2013, te cilet arriten te shlyejne provimet shkollore ne datat 4 dhe 6 shtator 2013. Gjithashtu ne provimet e vjeshtes kane te drejte te hyjne edhe kandidatet qe nuk aplikuan dot gjate raundit te pare (ne formularin A2), si dhe ata qe vijne nga jashte. “Provimet e vjeshtes kane te drejte qe t’i japin kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme para vitit 2013, por nuk kane shlyer detyrimet e Matures Shteterore, e qe per arsye te ndryshme nuk kane plotesuar formularin A1Z. Me tej ne sezonin e vjeshtes mund te perfshihen edhe kandidatet qe kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme jashte vendit dhe kane perfunduar me sukses procesin e njehsimit te dokumenteve shkollore ne komisionin e posacem te ngritur nga MASH.
Fituesit me dy raunde, i pari nis javen e ardhshme
Pranimi i studenteve ne institucionet publike te arsimit te larte behet nepermjet parimit “Merite-Preference”, dhe kryhet ne dy raunde (me dy formularet A2 dhe A3). Shperndarja e fituesve ne programe te ndryshme studimi, te ofruara nga universitetet publike behet ne menyre te informatizuar, duke u mbeshtetur ne rezultatet e shkolles se mesme, te Matures Shteterore (merita), si dhe te perzgjedhjes se programeve te studimit (preferenca), te bere nga vete kandidati. Raundi i pare (aplikimi me formularin A2) zhvillohet ne dy faza: regjistrimi online dhe dorezimi i dokumentacionit shtese prane institucioneve te arsimit te larte publik ku jane shpallur fitues. Kuotat, qe mbeten te parealizuara per cdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishperndahen nga Ministria e Arsimit, ne baze te propozimeve te bera nga vete universitetet.