"Mbetjet", AKIP: Dekreti, fitore e vullnetit qytetar për të mbrojtur jetën
TIRANË- Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka përshëndetur dekretin e presidenti të Republikës Bujar Nishani, i cili përcakton datën 22 Dhjetor, 2013 për mbajtjen e referendumit të përgjithshëm për importimin e mbetjeve. Në një deklaratë për mediat, AKIP e vlerëson dekretin e Presidentit si një fitore përfundimtare të vullnetit qytetar të shprehur nga më shumë se gjashtëdhjetë mijë firmëtarët e referendumit.
“Dekreti i Presidentit të Republikës që përcakton datën 22 Dhjetor, 2013 për mbajtjen e referendumit të përgjithshëm për importimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë shënon fitoren përfundimtare të vullnetit qytetar të shprehur nga më shumë se gjashtëdhjetë mijë firmëtarët e referendumit. Ky dekret mbyll me sukses fazën e parë të betejës qytetare për të mbrojtur ambientin dhe jetën në vendin tonë. Më datë 22 Dhjetor 2013, qytetarëve shqiptarë do tu jepet mundësia të shprehen dhe të vendosin për një cështje që ka të bëjë direkt me ambientin dhe jetën e tyre. Ndaj mbajtja e referendumit është në vetvete një precedent shumë pozitiv dhe një arritje e rëndësishme për shoqërinë shqiptare”, thuhet në reagimin e AKIP.
AKIP shprehet i sigurtë për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në Referendumin për kundër importit të mbetjeve që do të mbahet në dhjetor, periudhë që përkon edhe me kthimin e emigrantëve për festa, teksa nënvizon vetëmoblizimin për të projektuar një fitore të vullnetit të qytetarëve në referendum.
“Data 22 Dhjetor u jep mundësinë edhe shumë bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë jashtë dhe që kthehen në atdhe me rastin e festiva të fundvitit të shprehin vullnetin e tyre në lidhje me importin e mbetjeve. Prandaj më 22 Dhjetori shqiptarët do të kenë mundësinë të votojnë në një referendum vërtetë mbarëkombëtar. AKIP tashmë edhe pse pa përvojë në organizmin e një referendumi do të fillojë menjëherë vetëmoblizimin për të projektuar një fitore të vullnetit të qytetarëve në referendum. Në këtë mënyrë do të ndalohet importi i cdo lloj plehre në vendin tonë, që sot është i mbushur me plehra kudo; për ta bërë Shqipërinë një vend të pastër, një vend me dinjitet që ofron mirëqënie për qytetarët e vet dhe kënaqësi për vizitorët e huaj, të cilët pa dyshim do jenë më të shumtë në një Shqipëri më të pastër”, përfundon deklaratën AKIP.
(e.m/BalkanWeb)