Fyle-Maqedonisë: Edhe sa vite do qëndroni para dyerve të BE?
SHKUP - Komisari evropian për zgjerim, Stefan Fyle u ka bërë sot thirrje subjekteve politike të Maqedonisë të përqendrohen në euro-integrimin e vendit, ndërkohë që ka shfaqur edhe vërejtjet rreth procesit elektoral. Fyle i shoqëruar nga drejtori i zgjerimit Stefano Sanino, në Shkup vije vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ndërsa në fokus ishte përparimi i vendit në planin e dialogut paraqasës për anëtarësim në BE, si dhe raporti pranveror për Maqedoninë, që pritet të shpallet javën e ardhshme. Në takimet që pati Fyle, u bë fjalë edhe për dialogun politik, si dhe formimin e komisionit të ekspertëve që duhet të ndihmojë të ndriçohen incidentet e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë më datë 24 dhjetor të vitit të shkuar.
“Edhe sa vite planifikoni të qëndroni para dyerve të BE-së?”,me këtë pyetje iu është drejtuar Fyle sot partive politike në debatin që ishte organizuar në Këshillin kombëtarë të Maqedonisë për eurointegrime, në të cilin partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM akuzonin njëra tjetrën për incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend. “Edhe krahas ngjarjeve të 24 dhjetorit, Maqedonia arriti progres në reformat të cilat janë në pajtueshmëri me qëllimet e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë. Tani është më e rëndësishme formimi sa më i shpejt i Komisionit anketues që do t'i zbardhë ngjarjet e 24 dhjetorit, ndërsa partitë të nënshkruajnë memorandum për përkushtimin drejt proceseve eurointegruese“. Kjo ishte porosia e eurokomisarit për zgjerim Fyle në fjalimin para deputetëve. Sipas tij dialogu inkuadrues u tregua se është katalizator i rëndësishëm për Maqedoninë dhe i përcaktoi reformat specifike në pesë sfera kyçe nëpërmjet procesit të dialogut. Me rëndësi esenciale sipas Fyles është që Qeveria ta vazhdojë dialogun me gazetarët. Zgjedhjet lokale, tha eurokomisari, ishin mirë të realizuara, konkurruese, ndërsa kandidatët kishin mundësi për fushatë, por kishte vërejtje të shumta siç janë ndarja e pamjaftueshme mes shtetit dhe partive politike, përfshirë edhe akuzat për keqpërdorim të resurseve shtetërore gjatë fushatës dhe roli i mediave në këtë drejtim.
Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, komisari Fyle tha se është arritur përparim për shumë çështje të rëndësishme, “por mbeten ende shumë gjëra që presin realizimin”. Raporti i radhës i Komisionit Evropian për Maqedoninë, i cili do të shpallet të martën e ardhshme, Fyle tha se varet nga zbatimi i marrëveshjes politike të arritur më 1 mars. “Politikanët duhet ta realizojnë, por duket qartë se nuk e kanë realizuar në tërësi”, ishte i mendimit ai.
Ndërkaq Gruevski është shprehur se Maqedonia dëshiron ta materializojë këtë mundësi për fillimin e bisedimeve me BE-në, ngase ky vend ka përparim cilësor në sferën e reformave dhe është një hap përpara. “Krahas sfidave politike, kemi arritur rezultate pozitive në të gjithë pesë sferat kyçe”, deklaroi Gruevski. Eurokomsari është takuar edhe me liderin e opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovskin, sikurse edhe me ministrin e Euro-integrimeve, Fatmir Besimin. Ndërsa, para selisë së BE-së në Shkup, Fylen me një mini-protestë e pritën disa mbrojtës së të drejtave të njeriut, të cilit ia dhuruan edhe një ushqim tradicional. Komisari në Maqedoni ishte para pesë javëve, kur më 1 mars u arrit marrëveshje për tejkalimin e krizës politike në vend, për zbatimin e së cilës, siç tha Fyle, kanë përgjegjësi të gjitha partitë politike.
(d.b/BalkanWeb)