Vrau të ëmën 82-vjeçare, Lefter Pasha: E kreva për vetëmbrojtje
51-vjeçari Lefter Pasha, i cili vrau nënën e tij pak ditë më parë është paraqitur sot para togave të zeza të gjykatës së Durrësit ku ju caktua masa e arrestit me burg nën akuzën e vrasjes.
Organi i akuzës tha se ka siguruar prova si dhe dëshminë e tij në të cilën ai pranon kryerjen e krimit. Gjatë seancës së sotme Pasha ka pranuar kryerjen e krimit por tha se e kishte bërë për vetëmbrojtje.
Ndërkaq, ai kërkon që të lihej të shkonte e të jetonte në Greqi me fëmijët e tij. Pasha prej disa kohësh kishte shfaqur probleme mendore dhe kurohej. Ai jetonte vetëm që pas vdekjes së të shoqes dhe e ëma ishte e vetmja që kujdesej për të pavarësisht moshës së thyer.
9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Vrau të ëmën 82-vjeçare, Lefter Pasha: E kreva për vetëmbrojtje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email