E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi i Tiranës, Këshilli Bashkiak miraton grantin 7 mln Eurosh të Katarit

keshilli-bashkiakTiranë- Këshilli Bashkiak ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hëne grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e Bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Firma e studios Grimshaw Architects LLP, fitoi konkursin ndërkombëtar për këtë projekt.

Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime u miratua por gjatë diskutimit për projektin për zgjatimin e bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, këshilltarë e majtë u përfshinë në debate me kryebashkiakun Basha.

Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë fjalës hapëse të mbledhjes vlerësoi dy projektet të rëndësishme për Planin Urbanistik të Tiranës si dhe për zhvillimin e kryeqytetit.

Ndërsa këshilltari i majtë Aldrin Dalipi sulmoi Planin Urbanistik të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelisëm dhe fushatë elektorale.

Tirana është mbushur me ndërtime pa leje, që jo vetëm e kanë vënë në pikëpyetje planin por edhe besimin e qytetarëve. Plani ishte për efekte klienteliste dhe elektorale po shtoi dhe interesa te tjera. Plani Urbanistik nuk është gjë për tu mburrur pasi është plan klientelist. Ne kemi qenë kundër buxhetit pasi nuk ka qenë transparent dhe nuk na është dhënë asnjë informacion, tha Dalipi.

Të rinjtë deri në moshën 35-vjeç, të cilët kërkojnë të hapin një biznes, do të përfitojnë nga fondi prej 1 milion euro i Bashkisë së Tiranës.

Për të realizuar këtë, kryebashkiaku Lulzim Basha ka dërguar për miratim në këshill pr/vendimin për “Zbatimin e Programit Ekonomik dhe Punësimit “Skema e Fondit të Garancisë” si dhe miratimin e kritereve dhe proçedurave për përzgjedhjen e bankës së nivelit të dytë”.

Sipas tij, një nga 16 bankat tregtare që operojnë vend, do të përzgjidhet fituese për të ofruar shërbimin financiar për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës “Skema e Fondit të Garancisë”, që do të zbatohet në kuadër të Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›