Plagos me pistolete ne kerkim djali i ish-nenkampiones se qitjes

Klajdi Kodra ka qelluar me arme ndaj Roland Lacit. Autori eshte ndaluar nje vit me pare per plagosje
Ka mjaftuar nje grindje per motive banale qe djali i nenkampiones se Evropes ne qitje te behet serish protagonist dhe te vihet ne kerkim nga policia. Klajdi Kodra 21 vjec djali i qiteses se mirenjohur Lindita Kodra eshte shpallur ne kerkim nga policia pasi dyshohet te kete qelluar me arme zjarri pistolete ndaj dy personave duke lene te plagosur njerin prej tyre Roland Lacin 26 vjec me banim ne Tirane i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane jashte rrezikut per jeten. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave pergjate oreve te vona te mbremjes se henes nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se personit filluan procedimin penal nderkohe qe po punohet per kapjen e 21-vjecarit Klajdi Kodra. Sipas te dhenave te policise procedimi ndaj tij filloi sepse rreth ores 1800 te se henes ne rrugen Ymer Kurti ne Tirane pas nje grindjeje per motive te dobeta midis tij dhe Roland Lacit si dhe Elvis Burimit ne grindje e siper dyshohet se 21-vjecari Kodra ka qelluar me arme zjarri duke plagosur 26-vjecarin Laci me banim ne Tirane i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane jashte rrezikut per jeten. Nderkohe policia sqaroi se nga keqyrja e vendit te ngjarjes u fiksuan ne cilesine e proves materiale nje gezhoje e kalb. 9 mm dhe u be shpallja ne kerkim e autorit te dyshuar Klajdi Kodra dhe punohet per kapjen e tij ndersa materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Vrasjes me dashje dhe te Armembajtjes pa leje.
Klajdi Kodra i kerkuar me pare per plagosje
Me 17 gusht te vitit te kaluar djali i qiteses nenkampione te Evropes plagosi me thike dy vellezer nga Lapraka pas nje grindjeje qe ata kishin pasur dy vite te shkuara ne kryeqytet. Vellezerit nga Lapraka mbeten te plagosur rende ne rrugen Irfan Tomini ne afersi te shkolles 9-vjecare Vasil Shanto pas nje grindjeje qe sipas policise kishte ndodhur per motive banale. Si autor te dyshuar te ngjarjes policia identifikoi dhe shpalli ne kerkim menjehere pas ngjarjes Klajdi Kodren 20 vjec banues po ne Laprake. Nderkohe qe Renald dhe Klejdi Ceco perkatesisht 18 dhe 22 vjec moren plage te renda ne trup nga goditje me thike pas nje grindjeje ne afersi te shkolles Vasil Shanto. Menjehere pas ngjarjes autori u largua me shpejtesi ndersa dy te plagosurit u derguan ne Spitalin Ushtarak per tu dhene ndihmen e nevojshme mjekesore.