E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte Art

Kompania teatrore Art e Enver Petrovcit ne bashkepunim me Teatrin Kombetar rikthejne regjisorin Fatos Haxhiraj pas projektit ne sezonin e kaluar Darka e gabuar komedia franceze Art nje provokim mbi miqesine dhe te berit art e Yasmina Reza ka qene krejt e thate ne shpjegimin e regjisorit duke kaluar pushtetin ne duar te aktoreve Imami dhe Asqeriu te cilet kane treguar se cfare eshte kjo veper qofte per famen dhe me kryesore bizneset qe e financojne ana estetike krijuese e regjisorit mbetet serish enigma pa pergjigje e Haxhirajt ndonese Petrovci ka pasur rebelizem dje duke u shprehur se eshte nje zbulim si regjisor

A eshte Art Nje pikture e gjitha e bardhe me tri vija te bardha e blere shume shtrenjte nxit nje debat mes tre miqve se cfare eshte arti Per nje kohe te gjate miq qe besonin tek njeri-tjetri ka mjaftuar vetem nje skene e tille nje debat per pikturen e bardhe blere shume shtrenjte qe gjithcka te shkaterrohet per te ndertuar nje komedi alla franceze.

Art quhet pjesa me autore Yasmina Reza ka bere xhiron e botes dhe mberrin ne Tirane si tekst dramaturgjik per te dyten here. Vene ne skene ne 2005 nga Mehmet Xhelili kjo ardhje e dyte ka emrin e Fatos Haxhirajt si regji. Ne pershkrimin mjaft te shkurter qe i jepet pjeses duket sikur nuk premton shume por kritika e ka pare te nje rendesie te madhe dhe plot material per tu hedhur ne debat vepra e Reza-s.

Karakteret jane njerez reale te cilet sillen si njerez reale te miksuar me artikulimin inteligjent te debatit me disa momente me te vertete mjaft feminore te cilet nuk kane frike te flasin mbi njeri tjetrin ne nje perpjekje per te fituar debatin. Kjo njohje e shkurter e thelbit te vepres nuk u mor nga konferenca e djeshme per shtyp qe u mbajt ne Teatrin Kombetar ne koproduksion me kompanine Art te Enver Petrovcit i cili ka thene dje se eshte sakrifikuar financiarisht dhe moralisht per kete veper. Petrovci bashke me Artan Imamin dhe Bujar Asqeriun jane aktoret e regjise se Haxhirajt se bashku me Bujar Kapexhiun si skenograf kane folur dje shume pak pse jane bashke dhe pse me kete veper franceze per nje debat kaq ta madh si Arti Kapexhiu ka treguar se e ka qeneur shok shkolle me Haxhirajn dhe ja ku jane prape bashke si miq. Imami dhe Asqeriu te lidhur se bashku qysh ne vepren Darka e gabuar si miq duket se i shkulin mire dhembet njeri-tjetrit kur vjen fjala per rolin Saqe Asqeriu ne kunderpergjigje me humor tha se Artani kerkon me shume te shoku se te vetja. Imami i ka kthyer mendjen Haxhirajt qe te rikthehet edhe ne kete projekt ne Teater ndersa Petrovci e ka cilesuar zbulim regjisorin dhe se do donte ta blinte qofte edhe shume shtrenjte

Pa dyshim qe kjo skene ne konference ne miniature i ngjan vepres Art per te cilen regjisori Haxhiraj pothuaj nuk foli fare. Imami Asqeriu dhe Kapexhiu e shpjeguan cfare donte regjisori me kete veper. Edhe ne heren e pare te prezantimit te Darka e gabuar Haxhiraj ishte shume enigmatik pak foli per punen e tij si regjisor dhe shume kolege te tij qe e mbanin mend qysh nga teatri popullor para 90-es thane se kjo ishte metode pune per te Duhej ta besonim por ndodhi e kunderta pasi per Darken e gabuar askush nuk ka thene asnje fjale qofte dhe per nje nga aktoret qe refuzoi te dilte para publikut pas shfaqjes. Arsyeja Askush nuk e ka pohuar cfare ishte ajo veper dhe nga Teatri Kombetar pergjigja ka qene No koment Por Haxhiraj nuk eshte dorezuar sepse tre miqte e tij Imami Asqeriu dhe Petrovci e ka bindur se eshte zbulim. Haxhiraj dje ka permendur vetem pervojen me aktoret Bujari dhe Artani te Darka... ishin te talentuar kam pas fatin te punoj me ta. Ua dedikoj atyre rikthimin. Ndersa ishin pak caste permallimi per Haxhirajn si nostalgji per teatrin e munguar ne keto 20 vjet. Per kete brenge donim ta pyesnim regjisorin se si e shikonte teatrin pikerisht tani krahasuar me ate para 90-es kur Haxhiraj ishte me produktivi i Teatrit Popullor te kohes pra diktatures e ne kulm ishte socrealizmi Nuk ka ndryshuar - thote Haxhiraj duke pare me dyshim pse ju be pyetja Nuk ka ndryshuar eshte po kjo salle po keta aktore. Por Haxhiraj kapercen vitet duke thene se tani eshte ne deshire te regjisorit per te vene shfaqje se eshte i lire... Po ka ndryshime per mire po ka edhe te meta mbylli fjalen e tij Haxhiraj qe ne thelb te pyetjes insistimi ishte per traditen socrealiste te teatrit pse ky regjisor ka kaq sukses dhe eshte zbulim sipas Petrovcit Ketij debati se cfare arti krijon ne teater Haxhiraj aktori shqiptar i Kosoves eshte pergjigjur plot entuziazem. Por perpara kesaj Petrovci ka treguar se dhenia e fjales per te marre pjese ne kete shfaqje eshte si puna e kruarjes se kurrizit per ardhur ne Tirane. Petrovci rebel nuk ka nguruar aspak tregoje se nuk e mbeshtjell asnje kompleks per shkak te gjuhes dialektit. Kam ardh nga ndroja se nuk mund te ndal. Kam kompleksin e gjuhes dhe nese sjam i suksesshem do largohem ishin fjalet e Petrovcit qe dukej mese i ngarkuar ne kete prononcim per mediat. Por zbutja e tij ka shkuar me fjalet e mira dhe bashkepunimin miqesor qe ka gjetur me aktoret dhe regjisorin Haxhiraj. Vetem nga kjo pervoje Petrovci u shpreh se nuk e kam ditur se Shqiperia ka aktore te ketij niveli qe me dha force te qendroj. Per pyetjen se cfare e ka befasuar dhe pse e quan zbulim Haxhirajn ne kete bashkepunim aktori i Prishtines ka nisur te mbaje ligjerate pedagogjike mbi regjisoret duke iu referuar njohjeve me kolege jashte vendit ku ka pasur eksperienca teatrore. Mendoj se Haxhiraj nuk do shkoje me ne Rome po do qendroje sepse aktoret kane nevoje per regjisoret qe jane dhe pedagoge. Me kete ekip nuk humb. Me vjen cudi qe Tirana nuk di cfare artistesh ka tha Petrovci. Ka qene si nje rrufe ne mes te dites kjo nga ana e aktorit prishtinas ku padyshim te binte ne sy mungesa e drejtorit te Teatrit Kombetar Kristaq Skrami ne konferencen e djeshme meqe eshte deklaruar si koproduksion. Nese nuk e ka pasur fjalen per kete Petrovci i bie te mendojme se arsyet administrative te ndarjes se roleve apo kerkesave per projekte prane TK-se ta kene ngacmuar aktorin Kam takuar regjisore boterore dhe ne kete krahasim shoh si zbulim regjisorin Haxhiraj ka vazhduar Petrovci ne befasite e regjisorit qe e sollen ne Tirane. Regjisori motivon aktorin per te luajtur sakte regjisorin e ka shpik aktori ka pasur nevoje qe dikush ta udheheqe regjia ka shkuar larg dhe nuk eshte si shkence per vete regjisori eshte ne sherbim te aktorit- ky eshte veshtrimi cfare ka zbuluar Petrovci nga Haxhiraj dhe jo sipas tij ndricimi teknika efektet e tjera. Ky eshte zbulim i madh ka vulosur Petrovci nje rast i rralle pas 90-es qe te vleresohet nje regjisor ne keto permasa megjithese ne Tirane Haxhiraj eshte pare me dyshim qysh nga koha e Darkes se gabuar pikerisht per frymen e tij socrealiste. Ndersa rendesise se vepres i eshte kthyer aktori Artan Imami qe rikthehet bashke me regjisorin me shume si mesues dhe dje ka reshtuar me shume cmimet e autores franceze per vepren dhe ka bere qokat financiare per shfaqjen Ka harruar ndoshta Imami se eshte mbi skenen e teatrit dhe jo ne treg megjithese per vepren e Reza-s mediat kane shenuar se njeh arketimin me te madh te parave nga shitja e produksionit komedise Art. Pikerisht kjo e ka bere me te debatueshme ashtusikurse vete vepra pse shitet aq shtrenjte arti ku njerezit ndajne idete dhe perfundojne ne konflikte personale

Megjithate per te shkuar ne kete kontekst pikerisht komedia Art e shkruar nga Yasmina Reza ngre pyetje rreth artit dhe miqesise shqetesimet e tre miqve per nje kohe te gjate Serge Mark dhe Yvan. Qe te kenaqin deshiren e tyre per artin modern blejne nje pjese te madhe piktura te shtrenjta krejtesisht te bardhe. Marku eshte i tronditur dhe marredhenia e tyre vuan presione te vazhdueshme pasi opinionet e tyre perplasen ne lidhje me ate qe perben art. Yvan i ndodhur ne mes te sherrit perpiqet ti kenaqe e qetesoje te dy.

Shfaqja nuk eshte e ndare ne skena dhe akte ne menyre tradicionale . Disa here ka monologe ndermjet dy karaktereve dhe disa jane monologe ku nje nga personazhet i drejtohet publikut direkt dhe nje bisede eshte mes te treve.

Historia vertitet mes tre miqve qe i gjen ata ne nje miqesi te ngurte 15 vjecare ne nje toke te paqendrueshme kur Serge blen nje pikture te shtrenjte. Kanavaca eshte e bardhe me disa rreshta te bardhe.

Serge eshte i kenaqur per kete blerje duke pritur miratimin e miqve. Linja e shfaqjes vizatohet dhe ata jashte katrorit mbi kanavace duke e perdorur ate si nje justifikim per te qelluar njeri tjetrit pameshirshem mbi deshtimet e ndryshme. Si argumentet e tyre behen me pak teorike dhe me shume personale kufiri i tyre per shkaterrimin e miqesise se tyre

Eumlshte shfaqur ne vitin 1994 ne Paris per te prekur nervin e audiences franceze duke e perdorur si nje moment per te debatuar vendin e artit ne jete. Ka patur premiere ne Amerike ne vitin 1996 duke u bere mjaft popullore ne te gjithe boten perkthyer ne shume gjuhe dhe gjithashtu duke fituar mjaft cmime si komedia me e mire.

Te gjitha shkrimet mbi kete veper permendin qindra miliona leke nga te ardhurat e biletave te matura nga rreth 30 vende ku kjo veper eshte vene ne skene. Por nga ana tjeter ka pasur dhe zera kritike qe duket se qendrojne ne kombinimin e komedise se lehte dhe vezhgimin e mprehte me disa ide vertete interesante ne lidhje me artin modern dhe miqesine.

Cfare teknikash do te perdore regjisori per te shqyrtuar karakteret dhe situatat e tyre a do te mund te adaptohet humori francez debati i madh francez mbi artin ne nje terren shqiptar. Ku artit i mbyllet goja ose e shumta vidhet nga Google dhe plagohet nga origjinalet. Nese kete kontekst do te na e shpjegonte dje regjisori Haxhiraj do mund te besonim enigmen e tij te mosprezantimit edhe ne kete rast si ne Darken e gabuar te ndonje koncepti konkret pse i eshte dhene deshira te rikthehet ne teatrin kombetar pas 20 vitesh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›