E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet spitalore ballkoneve te QSUT-se ministria blen autoklave

Ministri Vasili mbyll perfundimisht inceneratorin. Mjedisi Spitalet 6 muaj kohe per vendosjen e impianteve

Doreza shiringa epruveta analizash e deri te serume pushojne ballkoneve te Spitalit Universitar Nene Tereza. Fotoja perbri bere dy dite me pare te ballkoni i nje prej pavijoneve ne QSUT tregon qartazi situaten. Ne kete rast mbetjet spitalore jane hedhur nga stafi i brendshem shendetesor ne menyre krejt te shkujdesur dhe pa u menduar shume mbetjet qendrojne ne ambient te hapur duke rene keshtu ne kontakt me pacientet. Nderkohe qe infeksionet spitalore qe merr pacienti ne spitalet tona kapin shifra te larta dhe ne 38 per qind te rasteve krijojne rrezikshmeri dy here me te larte per vdekje. Nga dje pritet qe kjo situate te ndryshoje mbetjet spitalore te mos hidhen lart e poshte madje ato nuk do te digjen me. Ne shtator te vitit te shkuar ministria e mjedisit nxori nje rregullore ku u kerkonte spitaleve vendosjen brenda gjashte muajve te impianteve per trajtimin e mbetjeve. Ministria e Shendetesise ka peruruar dje ne ambientet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza nje autoklave duke mbyllur me kyc njehere e pergjithmone inceneratorin.

Pajisja

Nga sot stafit mjekesor do ti duhet te harroje metoden e vjeter dhe te mundohet paska me shume duke i ndare mbetjet ne kosha te vecante ne te zakonshme infektive spitalore dhe te mprehta. Dje eshte instaluar metoda e re e cila nuk i djeg mbetjet por i sterilizohen me ane te avullit ne nje temperature prej 145 grade pergjate nje procesi i cili zgjat 40 minuta. Gjate ceremonise se perurimit Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka pohuar se tashme teknologjia e re nuk krijon asnje ndotje mjedisore. Sot dje po hedhim nje hap shume te rendesishem ne fushen e mbetjeve spitalore. Me kete projekt 1.5 milione dollare te financuar nga Banka Boterore dhe nga ana e Ministrise se Shendetesise do te jene edhe 6 institucione te tjera shendetesore te cilat mbetjet spitalore do ti trajtojne me ane te avullit dhe jo me me djegie - ka pohuar ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate fjales se tij. Nga ana tjeter drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ka theksuar se me kete hidroklave perballohet i gjithe kapaciteti i mbetjeve spitalore. Trajtimi i mbetjeve te rrezikshme spitalore eshte nje ceshtje e cila tashme ka marre rendesine e duhur dhe eshte ne rrugen e nje zgjidhjeje te qendrueshme. Kapaciteti i kesaj hidroklave eshte nga 40 deri ne 60 kg kjo ne varesi te volumit te mbetjeve spitalore. Me 9 procese ne dite ne arrijme te trajtojme te gjitha keto mbeturina duke i kthyer ato ne mbetje urbane - ka pohuar Ivziku.

Rrethe

Edhe ne rrethe projekti i Ministrise se Shendetesise dhe Bankes Boterore parashikon instalimin e shtate pajisjeve autoklavuese-copetuese per trajtimin e mbetjeve spitalore me vlere mbi 15 milione USD ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza Spitalin e Semundjeve te Mushkerive Shefqet Ndroqi Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik Mbreteresha Geraldine Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik Koco Gliozheni Spitalin Rajonal te Shkodres Spitalin Rajonal te Korces Institutin e Shendetit Publik Tirane. Nderkohe qe projekti I Organizates Boterore te Shendetesise po siguron trajnimin e personelit kontrollor infeksioni/inspektor sanitar sipas udhezuesit te ri kombetar per ceshtjet e vecimit te mbetjeve dhe po harton gjithashtu nje plan per trajtimin e mbetjeve spitalore. Projekti po trajnon gjithashtu operatoret e hidroklaves ne menaxhimin e impiantit te trajtimit. Aktualisht QSUT ka mbyllur inceneratorin dhe ka nisur te adresoje ceshtjet e nenkontraktimit te menaxhimit te mbetjeve me nje pale kontraktuese te trete vecanerisht per mbetjet radioaktive mbetjet kimike dhe mbetjet anatomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›