E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 4 orë n’deti

Më pak së katër orë rrugë i ndajnë kosovarët nga bukuritë që ofron bregdeti shqiptar. Tuneli i Kalimashit, i cili deri dje ishte i pakalueshëm, nuk do të jetë më pengesë.

Turistët kosovarë nga e premtja (dje) mund ta kalojnë lirshëm këtë tunel dhe tërë autostradën shqiptare.

Ministri i Transporteve i Shqipërisë, Sokol Oldashi, në ditën e hapjes se tunelit për qarkullim ka siguruar të gjithë se kalimi nëpër tunel do të jetë pa pagesë.

Sipas tij, hapja e tunelit u bë e mundur pas përfundimit të punimeve që u bënë si pasojë e shembjeve të dheut që ndodhën në pjesën e brendshme.

“Riparimi i dëmit kapi shifrat e 30 milionë eurove”, tha Olashi.

Ministri Oldashi ka përjashtuar faktin se shembja ishte nga gabimet njerëzore, duke thënë se shembja ishte një fatkeqësi natyrore.

Sipas vlerësimeve, pritet që fluksi në këtë tunel të kapë shifrat deri në 16 mijë automjete në ditë.

Nga ana tjetër, burime nga firma Bektel&Enka kanë konfirmuar se brenda tunelit ka përfunduar plotësisht asfaltimi dhe lyerja, ndërkohë që po vazhdon kompletimi i sistemit të
ndriçimit, sigurisë përmes kamerave dhe vendosja e sinjalistikës së duhur.

Natyrisht, ata që më së shumti mirëpresin hapjen e tunelit janë drejtuesit e automjeteve, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë shfrytëzuar rrugën sipër tij apo rrugën e vjetër nacionale.

Tuneli i Kalimashit, me gjatësi 5.5 kilometra, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, u mbyll nëntorin e vitit të kaluar, pas shembjeve në brendësi të tij. Inaugurimi i tunelit u bë në qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Shembjet bllokuan dhjetëra metra gjatësi të tunelit duke e bërë atë tërësisht të pakalueshëm. Rihapja e tunelit, thuajse një vit pas inaugurimit, pritet të shtojë fluksin e qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›