Albinvest, One Stop Shop për investitorët e huaj
Në pak muaj Albinvest do të shndrrohet në një qendër one stop shop për investitorët e huaj, duke kanalizuar aty të gjithë projektet e huaja. Kreu i grupit të punës për këtë reformë, zëvendës ministri i Ekonomisë Eno Bozdo thotë se është në përfundim ligji dhe struktura e këtij institucioni.
“Afati që i kemi vënë vetes është mesi i qershorit. Do paraqesim përpara task-forces ligjin e ri të Albinvestit dhe strukturen e re te Albinvestit. Potencialisht në shtator të këtij viti ne pretendojmë të kemi një agjenci plotësisht të re me një koncept më të përparuar” tha Bozdo.
Sipas zotit Bozdo struktura organizative e menduar si një organ në varësi të kryeministrit do të krijojë edhe më shumë efikasitet në punën e Albinvestit.
”Albinvesti do të kujdeset për çdo gjë për investitorin e huaj i cili do dhe i investon këtij vendi. Albinvesti do ta fillojë procedurën e tij nga A-ja dhe do ta mbarojë tek ZH-ja. Në castin kur Albinvesti, sikurse eshte perceptuar, do të drejtohet nga një bord, i cili do ketë si kryetar kryeministrin e vendit dhe ministra të rëndësishëm për pjesën ekonomike atëherë puna e tij do jetë edhe më shumë efikase” tha Bozdo.
Reformimi i Albinvest është pjesë e reformës rregullatore që ka ndërmarrë qeveria në vitet e fundit. Me të synohet të krijohet një klimë miqësore për biznesin.
Adi Darsi