OBSH leter Vasilit Permbytjet menaxhimi shendetesor Eshte bere me e mira
Organizata Boterore e Shendetesise Zyra Rajonale per Evropen ne nje leter derguar ministrit te shendetesise Petrit Vasili eshte shprehur me nota pozitive ne lidhje me menaxhimin e situates shendetesore te banoreve ne zonat e permbytura. Ministria e Shendetesise ka bere me te miren e saj ne mbrojtje te jetes dhe shendetit te banoreve ne zonat e permbytura. Do te doja tiu siguroja juve se do te keni te gjithe mbeshtetjen tone permes zyres se prezences se OBSH ne Tirane ne rast nevoje shkruan z. Suzsanna Jakab drejtuese e zyres rajonale te OBSH per Evropen ne nje leter drejtuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Letra e drejtueses se zyres rajonale per Evropen i eshte percjelle se fundi z. Vasili nga perfaqesia e OBSh ne vendin tone. Jam informuar se qeveria shqiptare ka kerkuar evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura. Skuadrat e shpetimit kane arritur ne menyre te suksesshme te shpejtojne jeten e femijeve grave dhe te moshuarve te rrezikuar nga permbytjet vazhdon Jakab ne letren derguar ministrit te shendetesise. Masat e marra nga Ministria e Shendetesise ne fushen e shendetit publik ne zonen e nen Shkodres ajo I cileson si masa energjike qe do te ndihmonin ne parandalimin e komplikacioneve te mundshme. Duke shprehur gatishmerine e OBSH per tiu ardhur ne ndihme strukturave tona shendetesore z. Jakab e mbyll letren e saj me vleresimet pozitive te OBSH ne lidhje me menaxhimin e deritanishem te situates se emergjences si pasoje e permbytjeve kryesisht ne zonen e Shkodres.