E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Shkoder Kuvendi anulon seancen e sotme plenare

09-12-2010 / Gazeta 55

Shtyhet seanca plenare e Kuvendit e cila ishte planifikuar te mbahej sot pasdite por per shkak te situates se krijuar nga permbytjet ne Shkoder te gjithe deputetet dhe e gjithe qeveria jane angazhuar ne te gjitha zonat qe jane perfshire nga permbytjet duke i ardhur ne ndihme qytetareve te ketyre zonave. Situata e permbytjeve eshte nen kontroll por serisht gjendja eshte teper e renduar ndaj dhe kryesia e Kuvendit mori vendimin per mos zhvillimin e seances parlamentare te dites se enjte. Permes nje njoftimi zyrtar kuvendi njofton te gjithe deputetet per anulimin e seances. Njoftohen te gjithe deputetet se seanca e dites se enjte dt 09.12.2010 nuk do te zhvillohet per shkak te impenjimit te deputeteve ne zonat e permbytura ne funksion te perballimit sa me te mire te situates se fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres- thuhet ne njoftimin zyrtar. Edhe kryeministri Berisha njoftoi ne mbledhjen e grupit te PD-se diten e hene per shtyrjen e seances plenare qe ishte parashikuar te mbahej diten e sotme. Une e kuptoj se ne komisione ju presin ligje dhe ato jane shume te rendesishmeune e kuptoj se veprimtaria e Parlamentit eshte themelore por nga ana tjeter ju jeni te pazevendesueshm per zgjedhesit dhe qytetaret shqiptare prania e nje deputeti eshte e pazevendesueshme ndaj mendoj se edhe parlamenti mund ta shqyrtoje seancen parlamentare te kesaj jave mbasi ka shume nevoje te jemi ne krye te nje fronti jashtezakonisht kritik dhe delikat u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›