Turqia ne ndihme te Shqiperise ne perballimin e situates se permbytjeve
Perfaqesues te Ambasades se Republikes te Turqise ne Tirane dhe te TIKA-s inspektuan dje nga ajri me helikopteret turq rajonin e permbytur dhe ndoqen veprimtarite humanitare ne ndihme te te demtuarve. Krahas operacioneve te ndihmes te realizuara nga helikopteret dhe personeli ushtarak turq i perbere nga 21 vete Gjysmehena e Kuqe Turke do te dergoje ndihma si cadra batanije barna ushqime dhe veshmbathje. Nderkaq Administrata e Emergjencave Civile prane Kryeministrise se Republikes se Turqise do te dergoje nje makine ambulance te pajisur me te gjitha aparaturat dhe nje ekip mjekesor te perbere nga 4 vete. Sot nje perfaqesues i shoqates humanitare turke Kimse yokmu bashke me 3 mjeke vizituan Shkodren dhe duke kontaktuar me perfaqesuesit e prefektures kane percaktuar nevojat per ndihme mjekesore barna etj. Kjo shoqate ka nisur nje fushate ne te gjithe Turqine per te derguar ndihma ne Shqiperi. Grupi Calik Eagle BKT dhe Albtelekom ka dhuruar 50 mije euro per te demtuarit nga permbytjet. Eagle Mobile ka vene ne dispozicion numra falas per ekipin e shpetimit qe ka ardhur nga Turqia per ndihme dhe ka nisur nje fushate sensibilizimi me SMS per mbledhjen e kontributeve te qytetareve. Edhe firma farmaceutike Nobel qe vepron ne Shqiperi eshte duke kontaktuar me Ministrine e Shendetesise per dhurimin e nje sasie te konsiderueshme barnash.