Mbeturinat në Laç, dëmtohet Kurora e Gjelbërt
Kurora e e gjelbër e qytetit të Laçit po dëmtohet rëndë prej gumbullimit të mbeturinave të qytetit prej 33 mijë banorësh.
Xhevalin Laska anëtar i këshillit bashkiak në Laç ka sjellë këtë shqetësim duke u shprehur se ky problem është diskutuar në këshill por ende nuk po gjen zgjidhje.
Nga Ministria e Mjedisit është gjobitur kreu i bashkisë së Laçit për ndotje por përsëri nuk janë marrë masa për largimin e këtyre mbeturinave.
Ndërkohë që derrat janë kthyer në eksplorues të këtyre mbeturinave duke u kthyer në një mundësi për përhapjen e infeksioneve të ndryshme.