Dita e Verës, Elbasani nis me festimet
Edhe pse na ndjanë dhe tre ditë nga dita e Verës qyteti i Ballokumeve siç njihet ndryshe qyteti i Elbasanit ka filluar festimet.
Mbrëmjen e ndjeshme në skenën e improvizuar në qendër të qytetit performuan me muzikë e kërcime popullore dhe grimca humoristike ansambli i Librazhdit dhe i Përrenjasit duke shoqëruar për gati 2 orë qytetaret elbasanas por jo vetëm.
Për këtë vit bashkia e qytetit parashikon të organizoj 5 ditë festime si asnjë vit tjetër më parë. Por organizatorët nuk janë ndihmuar nga kushtet klimaterike ku reshjet e shiut nuk lejuan të zhvillohej aktiviteti i datës 9 mars,që ishte dhe aktiviteti hapjes së festimeve. Në këto kushte, nisja e aktiviteteve u realizua mbrëmjen e djeshme një ditë më vonë nga ç`ishte planifikuar. Pas ritmeve popullore e tradicionale të përcjella mbrëmjen e së shtunës radha i lihet artistëve të rinj të qytetit për të performuar në mbrëmje me ritme muzikore e kërcime moderne. Aktivitetet e ditëve në vijim kaëe një axhendë të ngjeshur.
Ditën e hënë hapet panairi i ditës së verës, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet sërish me muzikë moderne e ndërsa kulmi do arrihet mbrëmjen e datës 13 mars kur do organizohet koncerti madhështor me pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës shqiptare ku ndër të tjera edhe grupi Elita 5. 14 Marsi, dita e verës do pasohet nga njq numër mq i madh aktivitetesh me ndqrthurje artistike kulturore e sportive si dhe me karnavalet. Padiskutim,shoqëruesja në çdo moment të festimeve do të jetë ëmbëlsira tradicionale e ditës së verës, ballokumja. Gjatë ditës së verës qytetin e Elbasanit pritet që ta vizitojnë shumë qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit.