E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten me gurë vetëm pse kanë model flokësh perëndimor (FOTO)

Share

Më shumë se 90 studentë irakianë janë vrarë duke u qëlluar me gurë për shkak të modelit të tyre të flokëve.

Të rinjtë mbajnë një model flokësh që është shumë i përhapur tani në Perëndim dhe që njihet me emrin emo haircut, ku emo është shkurtim i emocional. Por Ministria e Brendshme thotë se ata janë adhurues të djallit.

Policia e Moralit në Irak ka publikuar një deklaratë në faqen e Ministrisë së Brendshme ku thotë se ka si qëllim që ta zhdukë këtë tendencë mes të rinjve. Kjo lëvizje është pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë kundër atyre që cilësohen si shfaqje të huaja.

Ministria e Brendshme thotë se Policia e Moralit ka aprovimin për të zhdukur këtë fenomen.

Fotot e mëposhtme tregojnë një të ri të ekzekutuar me gurë vetëm për këtë arsye.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›