E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës, starton panairi në Elbasan

Elbasan- Panairi i përvitshëm Dita e Verës, ashtu si çdo vit do të mbahet në qytetin e festës.Data 14 mars, bashkë me qytetarët që festojne Ditën e Verës, sjell në Elbasan dhjetra biznese nga vendi dhe rajoni.

Panairi organizohet nga Bashkia Elbasan dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë e Qarkut Elbasan. Ai zhvillon edicionin e tij të Pesëmbëdhjetë në pallatin e Sportit Tomorr Sinani dhe zgjat nga data 12-14 Mars 2012.Në panair do të marrin pjesë shumë kompani që ofrojnë për tregun mallra dhe shërbime të llojeve të ndryshme.Aktivitetet do të jenë të orientuara drejt fushës së prodhimit, tregëtisë, shërbimeve etj. Po ashtu këtë vit vihet re dhe një rritje e numrit të shoqatave dhe fondacioneve dhe operojnë në Shqipëri.

Bizneset e huaja kanë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre në tregun shqiptar.Të tillë janë disa firma italiane, greke, kroate, turke etj.Risia e këtij viti janë produktet kosovare, të cilat do të jenë të vendosura në një kënd të veçantë.

Drejtori Organizativ i panairit Edmond Popa, thekson se ky vit ka qënë mjaft produktiv në aspektin se shumë firma të mirënjohura e kërkojnë një stendë në këtë panair.Ftojmë bizneset dhe qytetarët të na vizitojnë.Urojmë që gjithçka të na shkojë mbarë dhe sivjet-thotë ai.

Klaudia Kushi/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Panairi i ‘Ditës së Verës’, rritet numri i bizneseve pjesmarrëse Elbasan- Teksa qyteti i Elbasnait bëhet gati të kremtojë festën...
  2. Afrohet Dita e Verës, Elbasani fillon përgatitjet Elbasan- Edhe 4 ditë na ndajnë nga festa e Ditës...
  3. Panairi i 14-të i Librit, do të ketë më shumë tituj të rinj Në prag të Panairit të 14-të të Librit Tirana 2011,...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›