E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat në Rrogozhinë, kryetari i Bashkisë: Jemi ankuar që në 2007

Kalvari i tymit në vendngrumbullimin e mbetjeve urbane në anë të lumit Shkumbin vijon, e po kështu edhe procedurat zyrtare të drejtuesve të njësive vendore të prekura nga ndotja.

Tymi po ndot mjedisin ku jetojnë mijëra banore të Rrogozhinës dhe komunës Tërbuf, ndërsa një pjesë e mirë e mbeturinave përfundojnë në plazhin e Divjakës.

Një prej njësive vendore të përfshira në këtë proces është edhe bashkia e Rrogozhinës. Kryetari i bashkisë, Haqim Tosku tregon se procedurat për ti dhënë fund këtij fenomeni kanë nisur në vitin 2007, por problemi mbetet ende akut.

Tosku thotë se ka bërë të gjitha lëvizjet zyrtare, por ndihet i pafuqishëm për ti dhënë fund kësaj katastrofe ekologjike buzë Shkumbinit.

Sipas kryetarit Tosku, bashkia e Rrogozhinës nuk disponon financa dhe mjete të tjera për të larguar këtë katastrofë mjedisore nga vendndodhja aktuale.

Dhe deri sa të angazhohen të gjitha strukturat, banorët e Rrogozhinës dhe komunës Tërbuf do të vuajnë ndotjen e mjedisit, e më keq akoma, imazhi i Shqiperisë në sytë e botës turistike do të mbese fatkeq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›