Turistë perëndimorë vizitojnë Sarandën
Sezoni
Me 239 turistë në bord është ankoruar paraditen e së martës në detin e Sarandës kruaziera “Adriana 3”. Mësohet se turistët e huaj, kryesisht perëndimorë, kanë kryer vizita turistike njëditore në qytetin e Sarandës. Për shkak të madhësisë së kruazierës, transportimi i turistëve në breg është bërë përmes mjeteve të vogla lundruese të vetë tragetit turistik. Sipas burimeve nga kapitaneria mësohet se “Adriana 3” vjen për herë të parë në Sarandë.
#