E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 1 metër borë në fshatrat e Kukësit

Komunat e thella tashmë janë bllokuar, ndërsa vështirësi ka në qarkullimin në akset nacionale.

Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës i ka kaluar 30 centimetrat, ndërsa në shumë fshatra bora i ka tejkaluar 1 metër. Në fshatra të thellës të Qarkut si Topojani, Zapodi, Arrni, Shishtaveci, Kalisi, Grykë Çaja, në Kukës dhe në Lekbibaj, Margegaj, trashësia e dëborës ka arritur në 1.5 metra.

Thuajse pjesa më e madhe e rrugëve janë të bllokuara, ndërsa me vështirësi qarkullohet në akset nacionale. Pesë mjete borëpastruese po punojnë në autostradën drejt Kosovës për ta liruar atë nga qarkullimi. Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit. /Start/

                                                                                             2012-01-26 09:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›