E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përplasje me armë midis policisë e trafikantëve

Operacioni i koduar “Akulli”, u ndërmor nga sektori i Luftës kundër Lëndëve Narkotike dhe Policisë Kufitare në vendin e quajtur "Pylli i Katundes", ku ishin pikasur gjashtë trafikantë duke transportuar lëndën narkotike në drejtim të Greqisë.

Thirrjes së policisë për t'u dorëzuar ata i janë përgjigjur duke qëlluar me armë e për rrjedhojë edhe policia është përgjigjur po me zjarr. Të frikësuar nga reagimi i policisë trafikantët kanë braktisur çantat dhe janë larguar nëpër pyll, ndërsa polica kufitare, e ndihmuar edhe nga homologët grekë, vijon kërkimin e tyre. /Start/

                                                                                             2012-01-26 09:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›