E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 1 mijë debitorë, nis aksioni për prerjen e ujit

Gjirokastër- Inspektorët e ndërmarrjes së ujësjellësit në Gjirokastër kanë nisur sot aksionin për prerjen e lidhjeve për të gjithë debitorët. Masa ekstreme është ndërmarrë, nisur nga fakti se numri i familjarëve dhe institucioneve që kanë fatura të papaguara për ujin e pijshëm është rritur në mënyrë të ndjeshme. Kështu, informacionet e marra pranë kësaj ndërmarrjeje bëjnë të ditur se janë 1100 debitorë, prej të cilave 100 janë institucione shtetërore, ndërsa totali i borxhit përllogaritet në rreth 6 milionë lekë të rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›