E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 6 fëmijësh Jolie guxon sërish: Dua fëmijë të tjerë

Angelina Jolie është e vendosur të adoptojë edhe fëmijë të tjerë. E intervistuar nga nje reviste, aktorja 33-vjeçare ka shpjeguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Brad Pitt po bëjnë të pamundurën për të gjetur një ekuilibër mes karrierës që duhet të ndjekin dhe fëmijëve.

"Ndalova për një vit dhe tani synimi im është të punoj për disa muaj dhe pastaj të marr një tjetër pauzë për 12 muaj, sepse dëshira për të adoptuar sërish është shumë e madhe dhe e fortë”- ka shpjeguar ajo.

Aktorja më e paguar e Hollivudit ka treguar se janë duke menduar të shkojnë në Amerikën e Jugut edhe pse e dinë fare mirë që ligjet e atjeshme nuk janë fovorizuese për çiftet e pamartuara. Jolie, duket kështu e bindur të shtojë edhe më familjen e saj, numeroze, përbërë nga gjashtë fëmijë, prej të cilëve tre të adoptuar. Maddox, 7-vjeç, Pax, 4-vjeç dhe Zahara 3-vjeç. Ndërkohë që tre të tjerët janë fëmijët biologjikë Shiloh, 2-vjeç dhe binjakët Vivienne e Knox që sapo kanë mbushur katër muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›