Theu masën e sigurisë, arretohet 39 vjeçari
Tiranë-Komisariati Nr.4 në Tiranë prangosi sot shtetasin Dorjan Spahiu, i cili ishte në arrest shtëpie dhe e theu këtë masë, duke u arratisur. 39-vjeçari, lindur dhe banues në Tiranë, ishte i dënuar më parë për dhunim të banesës dhe veprime në kundërshtim me Vendimet e Gjykatës.
Policia njofton se “arrestimi i tij u bë pasi ka qënë me masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ është larguar nga vendi i qëndrimit”. Pas konsultimit me Prokurorin, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të mësipërme.