Hetonte një çështje korrupsioni, zhduket gazetari kinez
Është zhdukur pa gjurmë një gazetar kinez, i cili po hetonte mbi një marrëveshje të dyshimtë për pasuritë e patundshme. Sipas Reuters, ai nuk është parë më që nga dita kur pesë persona e futën me forcë në një makinë. Lajmi i referohet njërit prej videoregjistrimeve të kamerave të sigurisë të një hoteli të bëra dy javë më parë dhe është bërë publik nga redaksia dhe kolegët e tij.
Kjo çështje duket se është e dyta në javët e fundit ku përfshihen gazetarët, kolegët e të cilëve shprehen se ishin vënë nën shënjestër sepse po hetonin mbi rastet e korrupsionit dhe të mitmarrjes në pjesën veriore të Kinës.
Guan Jian, reporter i gazetës "Wangluo Bao" u mor me forcë nga një hotel në provinca veriore kineze Shanxi, më 1 dhjetor dhe u fut në një makinë që po priste jashtë hotelit, njoftoi "Beijing News".
Në videoregjistrimet e kamerave të sigurisë të hotelit "Jinjiang Inn" dukej që Guan ndodhej në hollin e hotelit kur pesë personat erdhën dhe se që nga ajo ditë ai nuk ka kontaktuar me familjen e tij, citonte gazeta sipas deklaratave të djalit të gazetarit.