E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme duke përdorur kartën e një shtetasi tjetër, arrestohet turku në Tiranë

Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se me atë të mashtrimit kompjuterik ka kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Në pranga ka rënë shtetasi Ferhat Karakus, 41 vjeç.

Karakus, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›