E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 2405 shtëpi e mbi 10 mijë ha tokë nën ujë

SHKODER Niveli i ujit në zonat e përmbytura ka ruajtur të njëjtin nivel me ditën e djeshme. Ministria e Brendshme informon për 10 mijë ha tokë të përmbytur në qarkun e Shkodrës, 2405 shtëpi nen uje dhe 4177 persona të evakuar.Ora 21:00 Ndihma me bukë për familjet e përmbyturaNë një lidhje telefonike me News 24 Kreu i Shoqatës së Prodhimit të bukëve ka deklaruar se është në gadishmëri të plotë për të përballuar situatën e krijuar në veri të vendit dhe se do tju vijë në ndihmë këtyre banorëve në cdo kohë. Gëzim Peshkopia është shprehur se deri në këto momente nuk ka kërkesa për buke, por shoqata që ai drejton do vazhdojë të jetë në gatishmëri.Ora 20: 30 Rritet niveli në FierzëTë dhënat më të fundit bëjnë të ditur se ka një rënie të lehtë të nivelit të ujit në hidrocentralet kryesore në vend, por një rritje të prurjeve në Fierzë. Nga 520 metër kub ujë në sekondë që ishte kjo rreth orës 17.00 pak më parë ministria e Brendshme njoftoi se prurjet në Fierze janë rritur me 720 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 291.9 metër nga 296 që është dhe pika kritike. Në Koman niveli është 171.3 metër nga 175 metër kufiri i lejuar, kurse prurjet 360 metër kub ujë në sekondë. Në Vaun e Dejës prurjet janë 390 metër kub ujë në sekondë, kurse niveli 74.2 metër nga 76 metër që është kufiri i lejuar.Ora 19:30 Vazhdon situata e rëndë në ShkodërVazhdon të mbetet e rëndë situata në Shkodër pas përmbytjeve që kanë përfshirë këtë zonë ditët e fundit. Në një informacion të saj të orës 18.00 ministria e Brendshme bën të ditur se e përmbytur është një sipërfaqe toke prej 10 mijë ha dhe 2405 banesa. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur gjithashtu se janë evakuuar deri tani 4177 persona. Ministria e Brendshme bën të ditur gjithashtu se nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve vijuan dhe përfunduan punimet në argjinaturën e Spatharit, e cila tashmë është vendosur brenda parametrave të sigurisë. Nga strukturat e DSHP dhe të Drejtorisë së Spitaleve është bërë monitorimi dhe ekzaminimi i të gjithë zonave të përmbytjes, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e komunitetit është e mirë, aktualisht kemi patur vetëm dy emergjenca shëndetësore, një në fshatin Dajç dhe një nga komuna Velipoje, të cilët janë dërguar për shërbim të specializuar në spitalin rajonal Shkodër. është siguruar shërbimi 24 orësh sipas një grafiku dhe është bërë furnizimi me medikamentet më të domosdoshme si dhe janë marrë të gjitha masat në të gjitha pikat e pritjes ku është garantuar një shërbim efiçent shëndetësor. Ndërsa është siguruar një rezervë medikamentesh nga Ministria e Shëndetësisë dhe u janë shpërndare të gjitha qëndrave shëndetësore si për qytetin dhe për fshatin. Nga Ministria e Bujqësisë po kontaktohen kompanitë private pët të ndërhyrë në argjinaturën e Dajçit, për riparimin përfundimtar të kësaj argjinatureOra17:20 KESH: Derdhjet më të larta nga Vau i DejësSipas të dhënave të fundit të KESH niveli në liqenin e Fierzës është 291.97 ndërsa prurjet janë 520 metër kub për sekondë. Aktualisht nga Fierza po derdhen 665 metër kub ujë në sekondë. Në liqenin e Komanit niveli i liqenit është 171.50 metër, ndërkohë që prurjet janë 420 metër kub në sekondë dhe derdhjet arrijnë deri në 1100 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës është 74.24 metër, prurjet rreth 150 metër kub në sekondë, ndërsa derdhjet rreth 1600 metër kub ujë në sekondë. Kështu aktualisht nga Vau i Dejës është duke u derdhur sasia më e madhe e ujit.Ora 16:40 Ministria e Brendshme: Europa dërgon ndihmaSipas të dhënave më të fundit nga ministria e Brendshme për situatën e përmbytjeve në zonën e Shkodrës, ndodhen nën ujë rreth 2405 shtëpi, ndërsa mbi 10 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Janë evakuuar gjithsej 4177 persona.Ministria e Brendshme bën të ditur se kanë marrë ndihma nga shumë vende të rajonit dhe më gjërë. Kështu, Sllovenia ka dërguar 13 gjeneratorë GNR, Austria 8 gjeneratorë të tillë, Greqia ka ndihmuar me 2 ekipe zjarrfikësish, ndërsa Italia me 12 auotobote, pompa, varka e tenda.Ora 14.40 Shirgj, 15 familje te izoluar nga uji: Na ndihmoni Rreth 15 familje në fshatin Shirgj ndodhen të izoluar nga uji. Banorët bëjnë apel për ndihmë ndërsa deklarojnë se kanë mungesa në ushqime. Në një prononcim për tv NEëS24 njëri prej 30 banorëve të izoluar në këtë fshat tregon se që prej ditës së djeshme askush nuk është parë në atë zonë për ti ardhur në ndihmë. Ata shtojnë se kanë mungesë të bukës, ndërsa në shtëpitë e tyre ka vetëm sheqer e vaj.Ora 13. 57 Elbasan, bizneset solidarizohen për familjet e përmbyturaRreth 20 biznese të mëdha dhe të vegjël që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Elbasan, i janë drejtuar mëngjesin e sotëm bankave për të dhënë kontributin e tyre financiar për banorët e përmbytjes në veri të vendit.Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në prefekturën e qarkut të Elbasanit, bëri dje apel për të kontribuar në ndihmë të familjeve të dëmtuara në qarkun e Shkodrës.Ora 13:00 Lumi Buna, vetem 15 cm larg pikes kritikeMinistria e Brendshme informon se niveli i ujit në zonat e përmbytura ka ruajtur të njëjtin nivel me ditën e djeshme. Lumi Buna i cili nga fryrja e djeshme vërshoi në shëtitoren para tij deri në lagjet në hyrje të qytetit tashmë është brenda shtratit të tij.“Niveli i lumit të Bunës është aktualisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike.”- informon Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp mbi situatën deri në orën 12.00 të mesditës së të shtunës. Ndërkohë një grup specialishtë po bëjnë matjet e lumit Buna për të përcaktuar më pas dhe ndërhyrjet në të. Mësohet se specialistët do shikojnë nëse nga fryrja e lumit Buna dhe rrjedhja e lumit Drin është krijuar një sasi e madhe zhavorri, në brendësi të lumit, e cila mesaduket mund të ketë shkaktuar dhe daljen jashtë shtratit të tij.Ministria e Brendshme informon për 10 mijë ha tokë të përmbytur në qarkun e Shkodrës. Janë 2405 shtëpi të përmbytura dhe 4177 persona të evakuarKomisioni i Shtabit të Emergjencave Civile në mbledhjen e sotme ndau detyrat dhe u aktivizuan strukturat e ushtrise për evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër, evakuimin e 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë, evakuimin e komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat.Eshtë vendosur dhe vazhdimi i dërgimit të ndihmave në komunat e Dajcit dhe Velipojës. Si dhe u përcaktuan magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në Repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave. Do te bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave.Nga te dhënat e minsitrisë së Brendshme janë shpërndarë gjithsej në zonën e nënShkodrës 6 ton sheqe, 5400 litra vaj, 6 ton makarona, 1500 kg konserva, 3 tonë detergjente, 2000 copë sapun, si dhe 1524 bidona uji 5 litërsh.Do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spatharit.Ora 12:04 Obot, vazhdon evakuimi i banoreveNë fshatin Obot, një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytja, situata paraqitet e stabilizuar sot paradite. Në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut, të shoqëruara me erë shirokë, krijuan valëzime në këtë zonë të përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese të vëna në dispozicion të evakuimit të banorëve.Evakuimi i banorëve të përmbytur të fshatit Obot po kryhet përmes një operacioni të mirëorganizuar të forcave të ushtrisë dhe policies, nga ura e Sagjicës, që në pjesën e saj të djathtë mbretërohet nga ujërat e Drinit dhe të Bunës.“Vala e ujit ka rënë tashmë”, ka deklaruar për ATSH- në kryekomisar Ridvan Bushati, duke shtuar se do të vazhdojë normalisht evakuimi i banorëve. Ai konfirmoi se 4 tonë e gjysmë ndihma ushqimore janë nisur drejt fshatin Pemtar në ndihmë të banorëve të këtyre zonave.Pesë varka shpëtimi, me një kapacitet rreth 20 vende, janë vënë prej ditësh në dipozicion të banorëve, të cilët po evakuohen në ambientet e ofruara në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, si në hotel Turizimi, në repartin ushtarak të Renxit, por edhe tek të afërmit e tyre. Nga informacionet zyrtare mësohet se në Obot janë të rrezikuara të paktën 130 banesa. Në grup i KESH-it inspektoi një ditë më parë të gjitha linjat elektrike dhe kabinat, në mënyrë që të parandalojë çdo rrezik. Sipas të gjitha informacioneve të marra, në fshatin Obot nuk ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike.Ora 09.50 Dy familje ne Suke te Dajcit te izoluara nga uji prej 3 diteshFamilja e Hil Nicës është një nga familjet të cilat ende nuk janë evakuar nga zonat e përmbytura të nënShkodrës. Në një bisedë telefonike për NEëS24 gruaja e kësaj familjeje e cila banon në fshatin Sukë të Dajcit tregon se së bashku me një familje tjetër ndodhen prej tre ditësh të izoluar nga uji dhe kërkojnë ndihmë për tu evakuar. “Jemi të përmbytur prej 3 ditësh. Niveli i ujit është mbi 1 metër dhe deri tani askush nuk ka ardhur të na ndihmojë për tu evakuar. Ju lutem na ndihmoni, jemi me pleq dhe fëmijë”Ky është apeli që gruaja e familjes Nicë nga fshati Sukë e Dajcit bën nëpërmjet NEWS24 për forcat e ushtrisë. Ajo dëshmon se prej tre ditësh asnjë person, apo ushtarak nuk eshte drejtuar nga banesa e tyre për ti ndihmuar të evakuohen, ndërkohë që në banesën e tyre përdhese uji tashmë ka kaluar mbi 1 metër.Ora 08:36 Shkodër, reshjet rizgjojnë ankthin e përmbytjeve të rejaLumi Buna, i cili dje doli nga shtrati duke përmbytur shëtitoren përballë tij, madje duke vërshtuar dhe deri në lagjen Xhabije në hyrje të qytetit,sot në mëngjes ka hyrë në shtratin e tij.Në Bahcallëk, lagje në hyrje të qytetit gjatë natës niveli i ujit ra në 45 cm ndërsa dy më parë niveli i ujit shkonte deri në 1. 2 metra.Aksi Shkodër- Tiranë, në vendin e quajtur harku i Bërdicës, arriti të zhbllokohej gjatë natës pasi niveli i ujërave të Drinit ra. Që nga orët e mbrëmjes dhe sot në mëngjes aksi tashmë është i kalueshëm për të gjitha mjetet, qoftë dhe ato të vogla.Vazhdon të mbetet situatë e vështirë në zonën e nënShkodrës ku uji ka përmbytur mijëra ha tokë si dhe në qindra shtëpi tashmë uji është prezent në katet e para të tyre.Problematikë vazhdon të mbeten komunat Ana e Malit, Dajci, Bërdica, Velipoja. Që nga 1 janari i këtij viti niveli i ujit në këto zona sa ka ardhur duke u rritur deri në nivelin e dy metrave.Shifrat e fundit flasin për mbi 10 270 ha tokë të përmbytura, 2175 shtëpi nën ujë si dhe mbi 3700 persona të evakuar.Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.(s.g/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›