E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 100 femije shtrohen ne pediatrine e Vlores

Diarre te vjella dhe temperature. Me keto simptoma jane paraqitur ne spitalin rajonal te Vlores mbi 100 femije te moshes 0 deri ne 3 vjec. Fluksi i te miturve ka surprizuar edhe vete mjeket te cilet thone se behet fjale per nje gastroenterit me origjine bakteriale. Situata ka alarmuar edhe Drejtorine e Shendetit Publik. Ne takimin me perfaqesues te Ministrise se Shendetesise drejtoresha e ketij institucioni ka bere te ditur se shkak i epidemise dyshohet te jete mungesa e klorifikimit te ujit te pijshem. Por Drejtoria e Ujesjellesit e hedh poshte kete pretendim. Megjithate drejtues te kesaj ndermarrje sqarojne se remontet ne rrjetin ekzistues mund te behen shkak per krijimin e vatrave te infeksionit ndaj dhe per te eliminuar cdo rrezik zgjidhja eshte zierja e ujit te pijshem. Nderkaq uji i pijshem mungon edhe ne spitalin e qytetit i cili nuk ka kapacitetet e duhura per te perballuar nje fluks te tille.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›