E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jintao kërkon bashkimin e Kinës me Tajvanin

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, shfrytëzoi ceremoninë me rastin e 100 vjetorit të revolucionit që i dha fund pushtetit imperialist në Kinë, për të apeluar për përmirësimin e marrëdhënieve me Tajvanin, duke theksuar se dy vendet duhet të lëvizin përtej historisë që i përçan ato dhe të përqendrohen në interesat e përbashkëta ekonomike dhe kulturore.

Jintao theksoi se Kina dhe Tajvani duhet t’i japin fund antagonizmave, që të shërojnë plagët nga e kaluara dhe të bashkëpunojnë, për të realizuar bashkimin e kombit të madh kinez.

“Realizimi i bashkimit me mjete paqësore i shërben më së miri interesave thelbësore të të gjithë kinezëve, përfshirë këtu edhe tajvanezët”, tha Jintao.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›