E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 100 të vdekur pas sulmeve në Irak

Kryengritës në Irak kanë kryer një valë sulmesh bomba dhe armë zjarri, të cilat kanë vrarë të paktën 100 persona, në një periudhë 24-orëshe që përkoi me dënimin me vdekje për vrasje nga një gjykatë irakiane të ish-zëvendës-presidentit sunit, në kërkim nga autoritetet.

Sulmet filluan të shtunën vonë, kur persona të armatosur vranë dhe plagosën ushtarë irakianë në një vendndalim të ushtrisë, në veri të Bagdadit.

Dhuna vazhdoi me bomba të vendosura në makina dhe me sulme të tjera të njoftuara brenda dhe në rrethinat e qyteteve Abu Ghraib, Bakuba, Basra, Kirkuk, Mosul, Nasiriyah, Samara, Taxhi, Tal Afar dhe Tuz Khormato.

Në një nga sulmet më vdekjeprurëse, dy makina bomba shpërthyen pranë një tregu dhe një vendi të shenjtë shiit në qytetin jugor të Amaras, duke vrarë të paktën 14 persona.

Të tjera makina me eksplozivë shpërthyen në zonat kryesisht shiite të kryeqytetit Bagdad, të dielën vonë, disa orë pasi gjykata irakiane shpalli dënimin me vdekje të nën-presidentit sunit, Tarik al-Hashemi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›