E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, vdes ministri i shërbimeve financiare, hetohet edhe për vetëvrasje

Gazeta Shqip

Ministri japonez i shërbimeve financiare, Tadahiro Matsushita, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tokio.

Policia e kryeqytetit japonez ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së eksponentit të lartë të qeverisë dhe sipas televizionit publik Nhk, po punon edhe në pistën e vetëvrasjes.

Matsushita, 73 vjeç, pritej që sot të mbante një fjalim në agjencinë që drejtonte ku do të parashtroheshin disa plane reformash në sektorin financiar.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Japoni, vdes ministri i shërbimeve financiare, hetohet edhe për vetëvrasje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›