SHBA dorëzon kontrollin e burgut Baghram

Shtetet e Bashkuara ua kanë dorëzuar zyrtarisht kontrollin për burgun e Baghramit autoriteteve afgane.
Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar në muajin mars një marrëveshje për të nisur procesin gjashtëmujor të transferimit të kontrollit të burgut, që gjendet në veri të Kabulit.
SHBA është përballur me akuzat se aty të burgosurit atje janë torturuar dhe vrarë.
Dorëzimi i përgjegjësive ka qenë një ndër pikat kyçe të paktit në mes të Washingtonit dhe Kabulit, pakt ky që rregullon statusin legal në planin afatgjatë të trupave amerikane në Afganistan.
Pikëpyetje mbetet se kush ka autoritetin për mbi 600 të burgosur, përfshirë 50 të huaj, që janë dërguar në Baghram pas nënshkrimit të marrëveshjes.