Ultimatum për Reinën

Sipas medieve angleze portieri Pepe Reina ka kohë deri në janar të përmirësojë formën e tij për Liverpoolin përndryshe do të shitet nga menaxheri Brendan Rodgers.
E përditshmja Daily Mirror ka njoftuar të hënën se ish strategu i Swansea ka njoftuar spanjollin se duhet të ngrit nivelin e paraqitjeve përndryshe rrezikon të humb vendin si titullar dhe të shitet në janar.
Reina duket sikur nuk i është përshtatur stilit të lojës së Rodgersit edhe pse luan në një sistem të ngjashëm me përfaqësuesen spanjolle. Brad Jones dhe Alexander Doni janë zëvendësues të tij në Liverpool.