E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët ndjekin Princin Harry

Telashet për princin Harry duket se nuk kanë të ndalur. Pas skandalit të fotove lakuriq, ai është shndërruar në shënjestrën kryesore të talebanëve në Afganistan, ku u rikthye pak ditë më parë në frontin e luftës.

Një zëdhënës i talebanëve, i cituar nga mediat britanike, tha se kryengritësit do ta kapin princin të gjallë apo të vdekur.

Harry u kthye në Afganistan dy ditë më parë, katër vjet e gjysmë pas misionit të tij i parë. Nisja e tij u bë e ditur që në fillim, ndryshe nga hera e parë kur prania e tij në Afganistan u zbulua nga mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›