Mbi 100 telefonata dhe mesazhe mes Hysenit dhe Agasit

Ndryshe nga pretendimet e Vlora Hysenit se komunikimet me Ergys Agasin kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh, konfirmojnë burime ekskluzive për Fax News.
Sipas informacioneve, nga 28 qershori deri më 26 gusht, kur u arrestua Agasi, ka pasur më shumë se 100 telefonata mes tyre dhe qindra mesazhe, për të cilat SPAK thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit.