E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK gjeti 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH në makinën e Agasit, biznesmeni e pranoi: I lashë me qëllim!

Detaje të reja pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›