E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 15 mijë kandidatë për 1.600 vende pune

Në konkursin e fundit të shpallur nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” për 1600 vende të reja pune kanë konkurruar 15.600 veta. Nga drejtoria e kësaj ndërmarrje kanë theksuar se ka pasur interesim të madh nga qytetarët për të aplikuar në këtë konkurs, ku janë përfshirë kategoritë sociale të familjeve në Maqedoni.

Drejtori i “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski deklaroi se numri më i madh i aplikimeve është për ndihmës – punëtor, por nuk është interesi i vogël edhe për kandidatët që kanë konkurruar me arsimim të lartë.

“Zgjedhja e këtyre 1.600 vetave do të bëhet në mënyrë adekuate dhe të drejtë dhe në mënyrë shumë profesionale, nga një komision qeveritar i përbërë nga shumë institucione. Mjetet për këto punësime arrijnë mbi 3 milion euro dhe janë siguruar nga buxheti i ndërmarrjes”, deklaroi Karaxhovski./Indeksonline  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›