E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: BBC, CNN po gënjejnë

(E plotësuar) Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në tubimin i cili ka pasur mbështetje të madhe nga ithtarët e tij, ka akuzuar mediat botërore si BBC, CNN, Reuters për përhapjen e gënjeshtrave për situatën në vend.

“Ky det që po shihni këtu, është fytyra e vërtetë e Turqisë. Mundohuni ta fshihni edhe këtë”, ka thënë Erdogan para mbështetësve gjatë fjalimit të tij i cili ka zgjatur rreth dy orë.

Erdogan, po ashtu ka thënë se ka nënshkruar një kontratë me 460 miliardë dollarë për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë me kapacitet 100 milionë pasagjerë.

----

Ka nisur tubimi i kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, vetëm pak orë pasi shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Rreth 10 kilometra larg vendit ku po zhvillohet tubimi, autobus të shumtë me mbështetës kanë zbarkuar në Stamboll. “Dashtë Zoti, u thyhen duart atyre që prekin policinë” dhe “Populli është këtu, ku janë kusarët?” brohorisnin mbështetësit e Erdoganit rrugës për në pikën e takimit.

Mëngjesin e sotëm, policia përsëri ka përdorur gazin lotsjellës dhe mjetet tjera për të shpërndarë qindra veta që ishin mbledh në Ankara, për të vënë lule në vendin ku një protestues ishte qëlluar për vdekje më 1 qershor.

Trazirat politike nisën kur një protestë paqësore u organizua në parkun Gezi kundër shkuljes së 600 drunjve, të cilët policia u mundua me dhunë t’i shpërndaj. Trazirat morën 4 jetë, ndërsa mbi 7,500 veta janë lënduar deri më tani, sipas të dhënave të Asociacionit Mjekësor të Turqisë. 

“Dhashtë Zoti, u thyhen duart atyre që prekin policinë” dhe “Populli është këtu, ku janë kusarët?” brohorisnin lojalistët e Erdoganit rrugës për në pikën e takimit.

Mëngjesin e sotëm, policia përsëri ka përdorur gazin lotsjellës dhe mjetet tjera për të shpërndarë qindra veta që ishin mbledh në Ankara, për të vënë lule në vendin ku një protestues ishte qëlluar për vdekje më 1 qershor.

Dy sindikatat më të mëdha të punëtorë në Turqi, KESK dhe DISK, kanë nisur bisedimet për të thirr një grevë gjithëkombëtare në shenjë proteste për dhunën që policia ushtroi ndaj protestuesve.

---

Policia turke vazhdoi edhe sot të përdorë gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër protestuesve në Stamboll, pas një nate plot incidente dhune.

Rritja e tensioneve vjen në prag të një tubimi që pritet të organizojë partia në pushtet e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Buldozerët hoqën barrikadat rreth Sheshit Taksim, kur mijëra protestues që ndodheshin në parkun “Gezi” dolën në rrugët anësore, të dëbuar me forcë nga policia.

Guvernatori i Stambollit tha se nuk do të lejojë zhvillimin e një tubimi të madh antiqeveritar në Taksim të planifikuar për sonte nga grupet e protestuesve.

Po sot, punëtorët e bashkisë pastruan në parkun “Gezi” mbetjet e fundit nga protestat e filluara dy javë më parë dhe policia e mbylli zonën, për të mos lejuar kthimin e demonstruesve në vendin që është bërë epiqendra e sfidës për zotin Erdogan, më e vështira me të cilën ai përballet gjatë 10 viteve të tij në pushtet.

Forcat e sigurisë vazhduan edhe sot të përleshen me protestuesit në rrugët anësore jashtë parkut dhe në zona të tjera. Në kryeqytetin Ankara, policia shpërndau qindra njerëz që u përpoqën të mbajnë një ceremoni përkujtimore për një aktivist të vrarë gjatë operacioneve të forcave të rendit në fillim të këtij muaji.

Homazhi i një të vdekuri në protestat

Vëllai i një të vdekuri në protestat në Stambollit, u gjunjëzua në rrugë nga gazi lotsjellës dhe topat e ujit që u përdorën kundër tij dhe homazhit të të vëllait. Përleshjet shpërthyen në procesin e funeralit për një protestues, i cili ka vdekur nga plumbat e policisë, dy javë më parë. Në orët e mbasditës sot, protestat u shpërndan plotësisht dhe vendi u pastrua.

Rrënja e protestave

“Trazirat në Stamboll filluan gati tre javë më parë, kur një grup i vogël njerëzish doli për të protestuar kundër planeve të qeverisë për shndrimini e parkut ‘Gezi’ në një qendër tregtare, e ngjashme kazermat otomane të shekullit 19-të”-shkruan “CCN”.Protestuesit thanë se planet ishin një shkelje e të drejtave të tyre si një shoqëri laike.

Turqia u themelua pasi laikët, në fillim të shekullit të 20-të mposhtën forcat islamike Osmane. Trazirat gjithashtu sinjalizuan dhe një rrezik për të ardhmen politike të Erdoganit, një politikan populist dhe të zgjedhur në mënyrë demokratik. Ky është mandati i tretë i Erdoganit si kryeministër i Turqisë.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›