E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit dhe KMLDNJ-ja kërkojnë të hetohet Hoxhë Salihu

Prokurorisë së Kosovës po i kërkohet që zyrtarisht të nisë hetimet rreth ligjëratës dhe Hoxhë Irfan Salihut. Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut mendon se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe prokuroria do të duhej të niste hetim. Se nuk po kryejnë punën siç duhet organet e drejtësisë mendon edhe Avokati i Popullit. KTV-ja ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë së Kosovës, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në telefon.

Në gjithë këtë mes, Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon të heshtë, duke mos pranuar të flasë për çështjen, pavarësisht se Imami Irfan Salihu është pjesë e BIK-ut./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›