E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ftesë Blushit: Të pres në selinë e PD-së

Kryeministri Berisha në inaugurimin e autostradës Tiranë-Elbasan, gjeti rastin edhe për të thumbuar të parin në listën e PS-së në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi. Berisha tha se deputeti socialist një herë në jetë ka mundësi të mbajë fjalën. Ai ftoi Blushin të bëhet pjesë e PD-së.

"Kam menduar për zotimit e Ben Blushit dhe ta ftoj në selinë e PD-së dhe t’i dorëzoj teserën e PD-së, vetëm e vetëm për t’i dhënë mundësinë një herë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë t’ia dorëzoj atë dokument, se ne tunelin e ndërtuam. Alternativa jonë është e tuneleve, autostradave”, i tha Berisha Ben Blushit./Indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›