Mbi 16 mijë emigrantë hyjnë në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Mbi 16 mijë emigrantë shqiptarë kanë hyrë gjatë 36 orëve të fundit në Shqipëri nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes, rreth 20 kilometra larg qytetit jugor të Gjirokastrës. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, tha dje për mediat se, gjatë 36 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë mbi 16 mijë emigrantë si dhe rreth 2000 automjete. Sipas tij, gjatë fillimit të javës pritet një tjetër fluks i madh i ardhjes së emigrantëve shqiptarë. Për lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve, në këtë doganë është rritur numri i sporteleve dhe i punonjësve, me synimin minimizimin e radhëve në gjata. Në kufirin Shqipëri-Greqi, në qarkun e Gjirokastrës, funksionojne dy pika kufitare, ajo e Kakavijes (Gjirokastër) dhe e "Tre-Urave" (Përmet).
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008