Militantët islamikë ikin nga burgu në Taxhikistan

Dushanbe, 23 gusht - Njëzet e pesë të burgosur, duke përfshirë disa militantë islamikë, kanë ikur nga një burg në shtetin e Azisë Qendrore, Taxhikistan, raporton BBC.
Ikja ndodhi dje natën në kryeqytetin Dushanbe. Grupi raportohet se ka vrarë së paku pesë gardianë.
Zyrtarët thonë se personat e ikur nga burgu ishin në mesin e 50 vetëve të dënuar për grusht shtet, në kohëzgjatje prej 10 e deri në 30 vjet.
Forcat kufitare tani janë në gjendje alarmi.
Taxhikistani, që është në kufi me Afganistanin, ka zhvilluar luftë pesëvjeçare midis qeverisë së mbështetur nga Moska dhe opozitës së udhëhequr nga islamikët. Lufta ka përfunduar më 1997.