Mbi 26 mijë kuota për vitin e ri akademik
Drafti po shqyrtohet nga universitetet
Për vitin e ri akademik 2012-2013 janë propozuar mbi 26 mijë kuota për universitetet në të gjithë vendin. Drafti përfundimtar i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pas mbledhjes së propozimeve të universiteteve në vend, është dërguar për shqyrtim edhe një herë në rektoratet e institucioneve të arsimit të lartë publik. Sipas MASH, mendohet se këto kuota do të jenë përfundimtare ndërsa pas aprovimit të universiteteve, projekti do ti dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave.
Mbi 26 mijë kuota për vitin e ri akademik burimi: Gazeta Shqip