E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinasi Messi pranon Topin e Artë

Fituesi i sivjetëm i Topit të Artë, Lionel Messi, mëngjesin e të dielës ka marrë çmimin e tij në Francë, dhe ka falënderuar bashkëlojtarët e tij që i kanë ndihmuar që ta fitojë këtë çmim.
Argjentinasi grumbulloi 473 pikë duke fituar bindshëm para Cristiano Ronaldos dhe bashkëlojtarit të tij, Xavi Hernandez që përfundoi në vendin e tretë. "Ua dedikoj Topin e Artë kolegëve të mi, dhe e ndaj këtë trofe me ta.
Dëshiroj ta falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe vëllezërit e mi që janë gjithmonë me mua", tha 22-vjeçari gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›