Prifti: Shqipëria arriti të shmangë krizën ekonomike
Deklarata e kreut të ETE-s erdhi gjatë takimit të radhës së vendeve të CEFTA-s (Central European Trade Agreement), të zhvilluar dje në Budva (Mali i Zi), për eliminimin e barrierave jo-tarifore për biznesin.
Ministri Prifti vlerësoi se gjatë dekadës së fundit, vendet anëtare të CEFTA-s gëzojnë një rritje të madhe ekonomike dhe një zhvillim social shumë të shpejtë. "Një mjedis më i përshtatshëm për biznesin, si ulja e taksave, zbutja e burokracive, ekonomia e hapur, tregu i lirë, etj, kanë qenë mekanizmi i zhvillimit dhe i rritjes ekonomike në vend", u shpreh ministri Prifti.
Ky takim, theksoi ministri Prifti, është i rëndësisë së veçantë, pasi po zhvillohet në një situatë tepër kritike për ekonominë botërore. "Edhe pse vendet anëtare të CEFTA-s gëzojnë mundësinë e lëvizjes së lirë të mallrave, vihet re një ulje e theksuar e volumit të shkëmbimeve të mallrave midis tyre", vijoi ai.
Mali i Zi ishte drejtuese e radhës në takimin e Kryeministrave të CEFTA-s, zhvilluar ditën e djeshme, në Budva. Ndërsa, Shqipëria do të jetë drejtuese në takimin e vitit të ardhshëm me vendet e CEFTA-s për eliminimin e barrierave jo-tarifore për biznesin.