E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 30 lëkundje tërmeti në Bulqizë, banorët kalojnë natën jashtë

BULQIZË- Prej tre ditësh banorët e Bulqizës jetojnë me frikë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit. Vetë ata deklarojnë se herë pas here dalin jashtë banesave, me frikën e një tërmeti të fuqishëm, ndërsa një pjesë e tyre e kanë kaluar edhe natën jashtë. 

“U bënë mbi tre ditë, sidomos natën ka lëkundje të mëdha. Ne jemi shumë të frikësuar”, shprehet një banor. 

Ndërsa një tjetër deklaron: “Ka dy tre ditë që bëhen lëkundje. Ne jemi në kushte të vështira, dalim me gjithë fëmijët përjashta".

“Nga ora 12:00 e natës deri në orën 6:00 të mëngjesit ka pasur tronditje të herëpashershme, kanë qënë të fuqishme, por shyqyr që s’kemi pasur dëmtime”, tregon një tjetër banor.

Sipas Institutit të Sizmiologjisë në tre ditët e fundit janë shënuar një numër prej më shumë se 30 tërmetesh në Bulqizë, magnituda më e madhe e të cilëve ka qënë 2,3 e shkallës righter.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mbi 30 lëkundje tërmeti në Bulqizë, banorët kalojnë natën jashtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›