E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen për dialog

Shefja e diplomacisë së BE’së, Catherine Ashton këtë javë angazhohet personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkaq një ditë më herët me Presidentin serb, Boris Tadic. Marrëveshja për Lëvizjen e lirë arrihet para vizitës së saj, por Baronesha synon të shtyjë përpara edhe zgjidhjet për çështje të tjera. Nga Valmir Klaiqi më 23 maj 2011 në ora 09:42

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Catherine Ashton ka vendosur të përfshihet personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim që të nxjerrë rezultatet e para nga ky proces i nisur para tre muajsh.

Për këtë qëllim ajo do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin. Të premten do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkaq një ditë më herët me Presidentin serb, Boris Tadic, por edhe me delegacionet për dialog të të dyja vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian do shoqërojë këshilltari i saj politik, Robert Cooper, të cilin ajo e ka caktuar të lehtësojë bisedimet.

Megjithëse marrëveshja e parë në dialogun për çështje teknike do të arrihet para vizitës së Baroneshës, ajo synon që të shtyjë palët drejt marrëveshjeve për çështjet e tjera që janë diskutuar në Bruksel.

Burime të gazetës Express kanë thënë se marrëveshja për Lëvizje të lirë të qytetarëve mes dy shteteve do të arrihet në fillim të kësaj jave. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë në territorin serb me dokumente të Republikës së Kosovës.

Një zgjidhje të shpejtë për këtë çështje e ka paralajmëruar edhe shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, pas raundit të katërt të dialogut që është mbajtur javën e kaluar në Bruksel.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›